Vlora Çitaku nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka thënë në “Pressing” të T7, se Kosovën Albin Kurti e ka gjetur shet sovran e jo me “bodrum me ujë”.
Albin Kurti ka deklaruar se Kosovën e ka gjetur nën ujë në podrum e tash është në katin e parë.
Por Çitaku tha se Albin Kurti Kosovën e ka gjetur të ndërtuar me 1 mijë kilometra rrugë, shkolla, ushtri e polici.
“Ai thotë e kam gjetur Kosovën në bodrum nën ujë, a e dinë çfarë deklarate e rëndë është kjo për secilin që ka jetu në Kuvend. Shkrumb e hi e kemi gjetur Kosovën nga lufta, por derisa ka hyrë Albin Kurti në zyrën e kryeministrit me komoditet, Kosovën e kemi ndërtu”.
“Janë ndërtu mbi 1000 kilometra rrugë, mbi 120 shkolla, janë ndërtu institucionet, është miratu kushtetuta, është themelu ushtria, është bërë policia. Kosova është anëtarësuar në organizata ndërkombëtare, mbi 100 njohje. Zotëri Kosovën e ke gjetur shtet sovran”, ka thëën ajo.

