Besian Mustafa nga Lidhja Demokratike e Kosoves [LDK], ka vlerësuar lart figurën e presidentes Vjosa Osmani, duke e cilësuar atë si profesioniste dhe diplomate të shkëlqyer.
“Vjosa Osmani ka qenë presidente e Kosovës për pesë vite. Personalisht, një profesioniste dhe diplomate e shkëlqyer”, deklaroi Mustafa.
Ai tha se është i kënaqur me, siç e quajti, ribashkimin e madh brenda LDK-së, ku listës i prin Vjosa Osmani.
“Gëzohem faktit që LDK ka arritur të bëjë një ribashkim të madh, ku listës i prin Vjosa Osmani”, u shpreh ai.
Sipas Mustafës, Osmani ka bërë punë të rëndësishme gjatë mandatit të saj presidencial, duke përmendur edhe përfshirjen e Kosovës në iniciativa ndërkombëtare.
“Ajo ka bërë punë të shkëlqyer derisa ka arritur në fund të mandatit të saj, ku Kosova është bërë themeluese e Bordit të Paqes, një prej iniciativave më të fuqishme globale në kohët e fundit”, deklaroi Mustafa

