Sami Lushtaku njofton se e ka paditur për shpifje Albin Kurtin: Nuk lejoj të më përdoret emri për propagandë

by Nexhat

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, njofton se sot përmes avokatit të tij ka dorëzuar padi për shpifje ndaj Albin Kurtit, “pas deklaratave të pavërteta dhe tendencioze”, ndaj tij, thekson Lushtaku.

Lushtaku thotë; “nuk do të lejoj që emri im, kontributi im dhe dinjiteti im të përdoren për propagandë politike, mashtrime publike e shpifje të ulëta”.

banner

“Kjo është një përgjigje e qartë për çdo tentativë linçimi politik. Çdokush që shpif e manipulon me të pavërteta, do të përballet me të njëjtin veprim dhe me përgjegjësi para ligjit”, është shprehur ai.

Detaje:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy