A2 CNN: Shqipëria merr dritën jeshile nga BE

by Nexhat

Pas lajmit se Shqipëria ka marrë sinjal pozitiv në rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, Brukseli konfirmoi zyrtarisht për A2 CNN, se drafti i qëndrimit të përbashkët të BE-së (EUCP), bazuar në raportin IBAR, është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim nga shtetet anëtare.

“Drafti i qëndrimit të përbashkët të përkohshëm të BE-së (EUCP, bazuar në IBAR) sapo është miratuar në COELA pa asnjë kundërshtim të mëtejshëm nga shtetet anëtare. Hapi i radhës është kalimi i tij nesër pasdite për miratim tek ambasadorët e BE-së në COREPER, përpara se Konferenca Ndërqeveritare (IGC) të konfirmohet zyrtarisht”, thuhet në përgjigjen e Këshillit të Bashkimit Evropian për A2 CNN, transmeton Klankosova.tv.

banner

Bëhet e ditur se këtij miratimi, do të konfirmohet zyrtarisht mbajtja e Konferencës Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian më 26 maj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy