Kandidati për deputet i LDK-së ka folur në Rubikon të Klan Kosovës për skenarët që po përdorë kryetari i VV-së, Albin Kurti, për të ngritur tema në Kosovë dhe për të mos u përballur me realitetin në të cilin ndodhet vendi.
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri në detyrë me qëllim i ikë përballjes me Vjosa Osmanin.
Në Rubikon të Klan Kosovës, ai ka thënë se prandaj Kurti, sipas tij, ka zgjedhur që të merret me Sami Lushtakun.
Sipas tij, Kurti e bën një gjë të tillë, për shkak se nuk guxon të merret me Osmanin.
“Tensionet edhe sulmet fizike e kanë një qëllim politik, është skenar politik që ne me diskutu këtu për këto gjëra. Emri i Sami Lushtakut me u përdor me qëllim. Problemi është se Kurti nuk po guxon me u merr me Vjosa Osmanin, po don me i ikë asaj, se ai po don me u merr me Sami Lushtakun”, ka thënë Haziri.
Ai ka shtuar se një pjesë e skenarëve për të ngritur tema të tjera, është edhe çështja e unifikimit të listës së LDK-së, për ta shpërqëndruar vëmendjen nga ky bashkim.

