Incidenti Lushtaku-Mehani në Skenderaj, Hamza: Nga kushdo qoftë, asnjë formë e dhunës nuk është e pranueshme

by Nexhat

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka komentuar pretendimet për një incident fizik në Skenderaj para disa ditësh, ku përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje kanë deklaruar se janë sulmuar nga kryetari i Komunës, Sami Lushtaku, dhe persona të tjerë.

Duke folur në Debat Plus, Hamza ka thënë se çdo formë e dhunës është e papranueshme, pavarësisht se nga kush vjen, por sipas tij, debati nuk duhet të kufizohet vetëm te pasojat e incidentit.

banner

“Dhunë është e dënueshme. Nga kushdo qoftë, asnjë formë e dhunës nuk është e pranueshme. Mirëpo këtë rast po flasim për pasojën. Nuk po flasim për shkakun. Duhet  me u marrrë edhe me pasojnë, por nëse nuk e ndal shkakun edhe brumin e problemit, problemi mund të ndodh prapë. Ne duhet me ardh te brumi, te shkaku që çon të këto situata. Një gjuhë sulmuese, linçuese, denigruese, pa filtra ndaj çdo kujt që nuk është me ty”, ka thënë Hamza

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy