Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

by Nexhat

Nesër në Kosovë pritet të mbajë mot i paqëndrueshëm, me vranësira e intervale kohore me diell dhe reshje lokale shiu. Nuk përjashtohet mundësia për rrebeshe lokale me vetëtima dhe bubullimë, por reshjet do të jenë të karakterit lokal dhe nuk do të kapin tërë territorin. Në disa rajone priten rrebeshe intensive me vetëtima dhe bubullimë.

Temperaturat pritet të luhaten nga 10 minimalja deri në 24 gradë Celsius ajo maksimale.

banner

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi dita e Premte pritet të kushtëzojë mot me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Rrebeshe më të përhapura shiu me vetëtima dhe bubullimë parashihen në jug, qendër dhe lindje të Shqipërisë dhe në shumë pjesë të Maqedonisë së Veriut. Vende-vende priten rrebeshe intensive.

Gjatë fundjavës na pret mot i paqëndrueshëm, me intervale kohore me diell dhe zhvillime të shpeshta të vranësirave ku vende-vende, herë pas here priten rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet nuk do të kapin të gjitha viset, megjithatë orëve të pasdits në disa rajone parashihen rrebeshe intensive.

Nga e hëna na pret mot më stabil./MeteoBallkan

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy