Një person bie nga një objekt që ishte në ndërtim në Vushtrri, në gjendje të rëndë dërgohet në emergjencë

by Nexhat

Një burrë ka rënë sot nga një kat i një objekti që është në ndërtim e sipër në Vushtrri, ka konfirmuar policia.

Ai u dërgua në emergjencën e spitalit të Vushtrrisë për trajtim, ndërsa rasti është duke u hetuar.

banner

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Ilmi Prekazi.

“Policia në Vushtrri ka pranuar informatën se një person i gjinisë mashkullore, ka rënë nga një kat i një ndërtese e cila është në ndërtim e sipër në Vushtrri. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në emergjencën e spitalit të qytetit në Vushtrri. Njësitë policore kanë filluar me veprimet hetimore për sqarimin e rrethanave të rastit”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy