Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se qeveria në detyrë e udhëhequr nga Albin Kurti po përdor çdo mjet për të siguruar pushtetin, duke komentuar edhe vendimin për ndarjen e një pagese të njëhershme prej 100 eurosh për disa kategori të qytetarëve.
Në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, Çupi tha se nuk beson që qeveria ka pasur në fokus çështje si nataliteti apo cilësia e jetës së qytetarëve, por se, sipas tij, synimi kryesor mbetet marrja e pushtetit
“Nuk besoj se qeveria Kurti ka pasur në mendje natalitetin ose cilësinë e popullsisë në Kosovë. Qeveria Kurti është duke vrapuar për të marrë pushtet, po përdor çdo mjet për ta marrë pushtetin. Po ta përfytyrojmë, është si një vrapues që përdor gurë, pemë, gjethe, gjëra gjatë rrugës dhe po tenton ta marrë pushtetin pa menduar për asgjë tjetër”, tha ai.

