Konjufca:Kosova ndërtoi qëndrueshmëri demokratike me partnerë ndërkombëtarë

by Nexhat

Ministri në detyrë i Ministrisë së Jashtme dhe Diaporës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se gjatë qëndrimit në Pragë ka marrë pjesë në panelin “Mbajtja e vijës në qëndrueshmërinë demokratike”, ku është diskutuar për sfidat dhe mbrojtjen e demokracive.

Përmes një postimi në platformën X, Konjufca ka thënë se në kuadër të panelit është zhvilluar një diskutim mbi mënyrën se si demokracitë përballen me presionet e brendshme dhe të jashtme.

banner

“Pragë, mora pjesë në panelin ‘Mbajtja e vijës në qëndrueshmërinë demokratike’. Krahas panelistëve të shquar, u zhvillua një diskutim i frytshëm mbi mënyrën se si demokracitë i rezistojnë presionit nga brenda dhe nga jashtë”, ka shkruar Konjufca.

Ai ka theksuar se Kosova e ka ndërtuar qëndrueshmërinë demokratike përmes bashkëpunimit ndërinstitucional dhe me partnerët ndërkombëtarë.

“Kosova ka ndërtuar qëndrueshmërinë e saj demokratike përmes partneritetit të vërtetë midis institucioneve kombëtare dhe bashkësisë ndërkombëtare, dhe ne synojmë ta mbrojmë dhe ta mbajmë atë në atë mënyrë”, ka shkruar Konjufca

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy