KQZ filon regjistrimin për votimin e personave me nevoja të veçanta

by Nexhat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka njoftuar se ka filluar regjistrimi për votimin e personave me nevoja të veçanta, të cilët për shkak të aftësisë së kufizuar nuk mund të votojnë në vendvotimet e tyre.

Sipas njoftimit, këtyre qytetarëve u mundësohet votimi në adresën e tyre përmes ekipeve mobile të KQZ-së.

banner

Afati për regjistrim është nga 22 deri më 31 maj 2026.

Të interesuarit mund të aplikojnë përmes platformës online të KQZ-së ose duke u paraqitur në zyrat e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve.

KQZ ka bërë thirrje që të gjithë personat që plotësojnë kushtet të shfrytëzojnë këtë mundësi, në mënyrë që të ushtrojnë të drejtën e tyre për votim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy