“Na shkoj jeta neve” – Hamza publikon momentin prekës me qytetarin nga Suhareka: Nuk guxojmë ta pranojmë krizën si normale, më 7 qershor do t’i themi STOP

by Nexhat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka publikuar një video nga Suhareka, ku gjatë një bashkëbisedimi me një qytetar ka folur për gjendjen e rëndë ekonomike dhe zhgënjimin që, sipas tij, po e përjetojnë shumë familje kosovare.

Në video dëgjohet qytetari duke iu drejtuar Hamzës me fjalët: “Gjashtë parë sy duhet me i pasë… A po e sheh, veç te poshtë po shkon Kosova. Na shkoj jeta neve”.

banner

Hamza ka thënë se këto fjalë e kanë prekur shumë, pasi sipas tij ato pasqyrojnë realitetin e dhimbshëm me të cilin po përballen qytetarët.

“Këto fjalë më prekën shumë, sepse tregojnë dhembjen, lodhjen dhe zhgënjimin që po e përjetojnë sot shumë familje në Kosovë. Nuk guxojmë ta pranojmë këtë gjendje si normale”, ka shkruar Hamza.

Ai ka përsëritur zotimin e tij politik se zgjedhjet e 7 qershorit duhet të shërbejnë si moment ndryshimi për vendin.

“Me 7 qershor, ne do t’i themi STOP krizës. Dhe bashkë, me secilin prej jush, do ta ndryshojmë Kosovën”, është shprehur Hamza.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy