OKB: Ndihma me vlerë 1 milion dollarë është humbur nga sulmi rus në Ukrainë

by Nexhat

Agjencia e OKB-së për refugjatë tha të premten se ka humbur rreth 1 milion dollarë ndihma, pasi një raketë ruse goditi një nga depot e saj në Dnipro, në Ukrainën lindore, në fillim të kësaj jave.

Depoja, e cila përmbante materiale emergjente për strehim, përfshirë dyshekë dhe pako higjienike, u shkatërrua të mërkurën. Dy persona u vranë, tha përmes një lidhjeje video nga Polonia Bernadette Castel-Hollingworth, përfaqësuesja e UNHCR në Kiev.

banner

Sipas UNHCR, furnizimet ishin të destinuara për t’u shpërndarë tek personat e zhvendosur dhe të prekur nga lufta në zonat pranë frontit në Ukraine, duke ua mohuar atyre ndihmë jetike në një kohë me nevoja të mëdha për shkak të zhvendosjeve dhe evakuimeve të vazhdueshme nga rajonet e frontit.

“Është e rëndësishme për ne, sepse kjo është hera e parë që një objekt i UNHCR është shënjestruar ose sulmuar,” tha Castel-Hollingworth.

UNHCR tha se ky rast është pjesë e një trendi më të gjerë sulmesh ndaj kolonave humanitare.

Javën e kaluar, dy kolona të shënuara qartë të UNHCR me punonjës humanitarë u goditën nga dronë: një kamion po dërgonte ndihma në rajonin e Dnipropetrovskut, ndërsa një kolonë tjetër që po shkonte drejt Ostrivit në rajonin e Khersonit u sulmua gjithashtu, shkruan Reuters.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy