Ymeri: Në qeverinë Kurti ka shpëlarje të parave

by Nexhat

Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Janina Ymeri, ka thënë që Prokuroria duhet të aktivizohet pas dyshimeve dhe provave për shpëlarje të parave në Qeverinë Kurti.

“Në energji e kemi një rast ku tash nuk është që ka mbaru, se njerëzit ndoshta presin që me mbaru vetëm sepse nuk janë rritë tarifat e energjisë elektrike, unë pres që prokuroria me u angazhu thelbësisht në këtë pikë, nuk mbaron kjo histori me Nagip Krasniqin e as me aktakuzat që i ka pasë”, tha Ymeri në Ediconin Special.

“Tash ekzistojnë dyshime të konfirmume edhe prova që ka pasë edhe shpëlarje të parasë, edhe një pjesë e një organizate me aktivitet të jashtëligjshëm në dijeni të së cilës është edhe ministrja”.

banner

Ymeri tha se akuzat e LDK-së se është bërë manipulimi i çmimit të energjisë elektrike janë konfirmuar.

“Tërë kjo propagandë me z. Blerim Isufajn kishe po do me dhanë dorëheqje, kishe këta s’e dojnë, e krejt këto gjëra janë të lidhura edhe me sektor të energjisë elektrike, pra nuk është kjo e fundit”. “Është vetëm një etapë që na kemi pasë të drejtë edhe hetimet që janë ba i ka konfirmu edhe ZRrE-ja që ka pasë me të vërtetë manipulim të çmimit të energjisë elektrike”

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy