Dhjetëra mijëra njerëz u mblodhën në Madrid për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit spanjoll, Pedro Sanchez pas një sërë skandalesh korrupsioni.
Protesta u thirr nga shoqata spanjolle e Shoqërisë Civile, e cila tha se morën pjesë rreth 80,000 njerëz, shumë më tepër se vlerësimi i qeverisë prej 40,000, shkruan Euronews,
Morën pjesë edhe udhëheqës nga Partia Popullore e opozitës dhe partia e ekstremit të djathtë Vox.
Tubimi ishte kryesisht paqësor, megjithëse një grup i vogël protestuesish u përpoqën të thyenin barrierat rreth rezidencës zyrtare të Sanchez, treguan pamjet televizive.
Policia tha se tre persona u arrestuan. Të paktën shtatë oficerë policie u plagosën në përleshjet me protestuesit

