Tubimi në Zvicër, Osmani: Rugovizmi e mbajti Kosovën drejt – mërgimtarët kështjella më e fortë e këtij vizioni

by Nexhat

Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për presidente, Vjosa Osmani, ka deklaruar se rugovizmi vazhdon të mbetet orientim politik dhe vleror për Kosovën, duke falënderuar mërgatën për mbështetjen e saj.

Pas tubimit në Zvicër, ajo tha se kur historia të pyesë se kush e mbajti Kosovën në drejtimin e duhur, përgjigjja do të jetë “Rugovizmi jeton, rugovizmi fiton”.

banner

“Dhe kur të pyetet historia kush e mbajti Kosovën drejt, përgjigjja nuk do të jetë e gjatë. Do të jetë një togfjalësh i shenjtë: RUGOVIZMI JETON! RUGOVIZMI FITON! Faleminderit mërgimtarë! Ju jeni kështjella më e fortë e këtij vizioni. Kështjellë që nuk dorëzohet kurrë”, ka shkruar Osmani

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy