Uran Ismaili: Me Bedri Hamzën kryeministër, shëndetësia nuk do të mbetet më peng i arsyetimeve e keqpërdorimeve

by Nexhat

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, dhe Uran Ismaili, i dyti në listën e kësaj partie për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit, kanë zhvilluar një takim me mjekë dhe profesionistë shëndetësorë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ismaili bëri të ditur se gjatë takimit kanë diskutuar për gjendjen në sektorin e shëndetësisë dhe nevojën për ndryshime.

banner

“Sonte në takim me mjekë dhe staf shëndetësor, folëm për atë që qytetarët e ndiejnë çdo ditë: shëndetësia ka nevojë për ndryshim dhe nuk mund të mbetet peng i mungesës së punës dhe arsyetimeve”, ka shkruar Ismaili.

Ai shtoi se me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova do të ketë një qeveri që, sipas tij, do të punojë për mirëqenien e qytetarëve dhe për krijimin e kushteve më të mira për stafin shëndetësor.

“Me Bedri Hamzën kryeministër, Kosova do ta ketë një qeveri që punon për mirëqenien e popullit dhe krijon kushte për stafin shëndetësor”, ka shkruar Ismaili.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy