Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së: Gjuha e Kurtit kundër ish-komandantëve të UÇK-së i shërben Serbisë

by Nexhat

Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, njëherësh ish-komandant i Brigadës 153, Fatmir Sopi, në një deklaratë për rtv21 e ka quajtur denigruese gjuhën e Kurtit dhe të zyrtarëve të LVV-së kundër krerëve dhe pjesëtarëve të tjerë të UÇK-së.

Sipas tij, një gjuhë e tillë i shërben më së shumti Serbisë. Ish-komandanti i UÇK-së u bëri thirrje përfaqësuesve politikë që të merren me programet e tyre dhe të lënë anash përfshirjen e përfaqësuesve të UÇK-së në fushatë për përfitime elektorale.

banner

“Është për të ardhur keq për njerëz të tillë, të cilët UÇK-në dhe luftën e drejtë çlirimtare e keqpërdorin në fushata parazgjedhore, kur dihet se UÇK-ja nuk i takon asnjë partie politike dhe asnjë individi, por buron nga populli si nevojë për çlirimin nga pushtuesi. Një gjuhë e tillë ndaj komandantëve të UÇK-së, denigruese, është e ligë dhe qyqare, sepse ata e kanë kryer detyrën ndaj atdheut që sot ta kemi Kosovën e lirë dhe të pavarur. Kjo i shërben më së shumti Serbisë. Jam i bindur se nuk i shërben popullit dhe shtetit. Partitë është mirë të merren me programet e tyre dhe jo të merren me të kaluarën tonë të ndritshme.”, tha ai për RTV21  

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy