Gruda i PDK-së: Prokuroria të nisë hetimet, buxheti i shtetit po përdoret për blerje votash

by Nexhat

Vendimi i fundit i Qeverisë në detyrë për ndarjen e dy milionë eurove për linjat e fluturimit “për destinacionet që i shërbejnë mërgatës”, ka nxitur reagime të shumta nga eksponentë të partive politike, si dhe pjesëtarë të shoqërisë civile.

Ndaj këtij vendimi, ka reaguar ashpër edhe kandidati për deputet nga radhët e PDK-së, Përparim Gruda.

banner

Ai ka thënë se vetëm 12 ditë para zgjedhjeve, Qeveria po ndan dy milionë euro nga buxheti i shtetit për të blerë vota.

Gruda ka thënë se ekzekutivi në detyrë po keqpërdor buxhetin e shtetit për fushatë, me ç’rast ai ka ftuar prokurorinë që të nisë hetimet.

“Në foto shihet vendimi i Qeverisë së Kosovës, i datës 26 maj 2026, për ndarjen e mjeteve në kuadër të masës ‘Mbështetja e Mërgatës’, për subvencionimin e linjave ajrore. Ky është keqpërdorim i pastër i parasë publike për interesa partiake. Kur pushteti përdor buxhetin e Kosovës për fushatë, zgjedhjet nuk janë më as të lira dhe as të ndershme. Prokuroria e Shtetit duhet të nisë menjëherë hetime për këtë skandal dhe për përgjegjësit e këtij vendimi. Heshtja në këtë rast do të ishte bashkëfajësi”, ka shkruar Gruda

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy