Haga zbulon pse u kërkua kohë shtesë në rastin e Thaçit e të tjerëve, tregon kur do të merret vendimi final

by Nexhat

Gjykata Speciale ka dalë me një njoftim lidhur me vendimin final që pritet të merret nga trupi gjykues në rastin e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit,

Në njoftim thuhet se paneli i gjyqtarëve ka kërkuar kohë shtesë prej 60 ditësh për shkak të volumit të madh të lëndës dhe për shkak të kompleksitetit të rastit.

banner

“Më 5 maj, Trupi Gjykues lëshoi ​​një urdhër duke zgjatur afatin për vendimin gjyqësor në këtë çështje, për shkak të vëllimit të provave dhe kompleksitetit të procedurave. Urdhri zgjat afatin për shpalljen e vendimit gjyqësor me 60 ditë. Publiku do të informohet pasi Trupi Gjykues të ketë caktuar një datë specifike për shpalljen e vendimit”, thuhet në njoftimin e Hagës.

Megjithatë nuk përjashtohet edhe mundësia që trupi gjykues me një vendim tjetër të zgjasë përsëri kohën e marrjes së vendimit final.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy