Subvencionimi me 2 milionë euro i linjave ajrore për mërgimtarët, çfarë tha Hekuran Murati në Pressing për vendimin

by Nexhat

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot mbledhje elektronike, në të cilën ka marrë vendim për ndarjen e mjeteve buxhetore në shumë prej dy milionë euro, “për zbatimin e Masës 4.5 ”Mbështetja e Mërgatës” të Pakos së Ringjalljes Ekonomike, për mbështetjen e linjave të fluturimit për destinacionet që shërbejnë mërgatën tonë”, thuhet në njoftimin e ZKM-së.

Për këtë vendim u pyet në “Pressing” të T7, ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati.

banner

Ai ka thënë kjo mbështetje është që kompanitë mos të anulojnë fluturimet, sepse do kishte më pak pasagjerë gjatë verës e rrjedhimisht edhe impakt negativ në ekonomi.

“Shumica e avio-kompanive, ato i shesin një pjesë të biletave më heret dhe pjesa tjeter ju mbetet më vonë, tash u rrit çmimi dhe kompanitë mund të anulojnë fluturimet”.

“Nëse përfundojnmë në anulim të fluturimeve rrjedhimisht bie numri i pasagjerëve që ndikon edhe në uljen e të hyrave të shtetit dhe ka impakt tejet negative për ekonominë”, ka thënë ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy