Kandidatja për deputete nga radhët e LDK-së, Hykmete Bajrami e ftuar në emisionin “Edicioni Special” në Klan Kosova tha se vendi nuk ka siguri energjetike.
Bajrami deklaroi se vetëm për transportin e një megavati të energjisë është paguar 800 euro.
“Siguria energjetike është siguri kombëtare, ne nuk kemi siguri si vend nëse nuk kemi siguri energjetike dhe ne e kemi parë nga vitet e kaluara ku Kosova në fakt është shantazhuar prej tregtarëve të energjisë. Ne kemi paguar 800 euro transportin e një megavati”, tha ajo.

