Hamza nga hapja e fushatës: 6 vite stagnim, propagandë e viktimizim, qytetarët janë lodhur

by Nexhat

Kryetari i PDK-së dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza në hapje të fushatës për zgjedhjet e 7 qershorit ka thënë se qytetarët duhet t’i thonë stop krizës në të cilën ka hyrë tash e gjashtë vite.

Sipas tij, vendi ka stagnuar në shumë drejtime, derisa jeta e qytetarëve është rënduar.

banner

Ai ka thënë se tubimi i PDK-së në Ferizaj është hapje e një kapitulli të ri për Kosovën.

“Vendi ynë ka stagnuar, qytetarët janë lodhur, familjet janë lodhur, bizneset janë lodhur, rinia janë lodhur duke pritur. Kosova është në krizë. Krizë ekonomike, krizë sociale, krizë politike, krizë shprese dhe kjo krizë ka një shkaktar. Kjo krizë është rezultat i 6 viteve, i arrogancës, konfliktit dhe mungesës së rezultateve”, ka thënë Hamza.

Kreu i PDK-së ka thënë se për gjashtë vjet qytetarët kanë dëgjuar vetëm propagandë e viktimizim, duke vazhduar deklarimin e tij në formë të pyetjeve për qytetarët.

“A jetoni ju më mirë sot? A janë ulur çmimet? A janë rritur pagat ? A është arsimi më cilësor? A kanë të rinjtë shpresë? A ndihen familjet më të sigurta – Qytetarët e dinë përgjijgen: Jo”, ka thënë ndër të tjerash kandidati për kryeministër i PDK-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy