Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar takime zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku është pritur në Departamentin e Luftës nga Ndihmës Sekretari Daniel Zimmerman.
Sipas Maqedoncit, gjatë takimit janë diskutuar çështje të rëndësishme që lidhen me situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të Forcës së Sigurisë së Kosovës, si dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes. Po ashtu, në fokus të diskutimeve ishin edhe angazhimet e përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet global.
“Me Ndihmës Sekretarin Zimmerman dhe stafin e Departamentit të Luftës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës zhvilluam diskutime të rëndësishme mbi situatën e përgjithshme të sigurisë, thellimin dhe zgjerimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, zhvillimin e mëtejmë të FSK-së, bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes, si dhe angazhimet tona të përbashkëta për paqe, siguri dhe stabilitet në botë,” ka deklaruar Maqedonci.

