Presidenti i Këshillit Evropian Antonio Costa me 3 qershor në Prishtinë, takon Haxhiun, Kurtin, Abdixhikun e Hamzën

by Nexhat

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, do të vizitojë Prishtinën më 3 qershor.

Përgjatë qëndrimit të tij në Prishtinë, Costa do të takohet me ushtruesen e detyrës së presidentit, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin në detyrë Albin Kurti.

banner

Gjithashtu do të takohet edhe me krerët e partive opozitare.

“Të mërkurën, më 3 qershor, Presidenti Costa do të shkojë në Prishtinë, për t’u takuar me Presidenten në detyrë Albulena Haxhiu, kryeministrin në largim Albin Kurti dhe kryetarët e partive opozitare”, konfirmon Këshilli Evropian.

Kjo vizitë e Costas vjen në prag të Samitit BE-Ballkan Perëndimor që do të mbahet më 5 qershor në Tivat të Malit të Zi.

Costa do të zhvillojë vizita edhe në kryeqendrat e tjera të rajonit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy