Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë ditës së sotme në disa pjesë të vendit janë regjistruar reshje me intensitet shumë të lartë, të shoqëruara me shkarkime rrufesh dhe breshër.
“Kështu në Stacionin Automatik Meteorologjik në Shajkoc (ujësjellësi Batllavë), janë regjistruar 15.8 mm reshje ndërsa vetëm rreth 1 km distancë në fshatin Shajkoc janë regjistruar 28.2 mm apo 12.4 mm më shumë”.
IHMK thekson se e gjithë kjo sasi reshjesh ka rënë brenda intervalit kohor nga ora 11:00 deri në 12:00, çka konsiderohet intensitet shumë i lartë.

