Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka ndarë video nga tubimi i kësaj partie në qytetin e Istogut.
Kurti, ka thënë se në Istog, do të bëhen investimet në çerdhe publike, turizëm malor e sallën e sporteve, ndërsa kemi investuar edhe në bateritë me kapacitet 250 MWh, sipas marrëveshjes me MCC-në për Programin Kompakt.
‘’Ju falënderoj nga zemra për gjithë mbështetjen që na e keni bërë ndër shumë vite, prej se ekzistojmë si LVV. Në situata shumë të vështira e të rënda, jo veç në kohë të mira. Por ashtu siç na keni qëndruar ju gjithmonë pranë, do të ju qëndron edhe qeveria jonë, prandaj krejt për shtet sepse shtet për krejt’’, ka thënë ai.
Postimi:
Drejt fitores së madhe të 7 qershorit, u bëmë bashkë edhe në Istog. Në këtë qytet do të bëhen investimet në çerdhe publike, turizëm malor e sallën e sporteve, ndërsa kemi investuar edhe në bateritë me kapacitet 250 MWh, sipas marrëveshjes me MCC-në për Programin Kompakt. Ndërkaq në Istog e krejt Kosovën, gjyshet e gjyshërit pensionistë që përkujdesen për mbesa dhe nipa të moshës 13–36 muaj, kur të dy prindërit janë në punë, do të përfitojnë 100 euro shtesë në muaj mbi pensionin ekzistues.
Mbështetja për nënat lehona u rrit në 500 euro që nga ky muaj, aq sa do të bëhet edhe paga minimale nga korriku. Rritjen ekonomike po e kthejmë te qytetarët si dhe po i shtojmë investimet. Mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për prodhimtari; 1 miliard euro për investime kapitale në vit; e 1 miliard euro për ushtri. Voto 116, krejt për shtet, sepse po ndërtojmë shtet për krejt!

