Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe aktori britanik Callum Turner kanë kurorëzuar dashurinë e tyre me martesë gjatë një ceremonie intime të zhvilluar tw premten në Londër.
Sipas mediave britanike, çifti shkëmbeu betimet në Old Marylebone Town Hall, në praninë e një grupi të vogël miqsh dhe familjarësh.
Dua Lipa, 29 vjeçe, tërhoqi vëmendjen me paraqitjen e saj elegante, e veshur me fustan të bardhë, kapelë dhe doreza, ndërsa Callum Turner, 35 vjeç, u shfaq me kostum blu të errët dhe kravatë.
Ceremonia u zhvillua në një atmosferë të qetë dhe private, duke i bërë ligjërisht burrë e grua para festimeve të mëdha që pritet të organizohen së shpejti në Sicily.

Sipas raportimeve, çifti po përgatit një dasmë luksoze treditore në ishullin italian, ku pritet të marrin pjesë emra të njohur të skenës muzikore dhe artistike. Në listën e të ftuarve thuhet se janë edhe Charli XCX dhe Tove Lo.
Po ashtu, mediat britanike raportojnë se ekzistojnë spekulime se Elton John, me të cilin Dua Lipa bashkëpunoi në hitin “Cold Heart” në vitin 2021, mund të performojë gjatë festimeve, shkruan The Sun, .
Burime pranë çiftit kanë deklaruar se për organizimin janë rezervuar disa ambiente të mëdha në Siçili dhe se ceremonia pritet të jetë një nga ngjarjet më luksoze të vitit në botën e showbiz-it.


