Haziri: Bresalci me Malësinë e Zhegocit na dha zemër, forcë e dashni për rikthimin e madh të LDK-së më 7 qershor

by Nexhat

Kandidati i LDK-së për deputet, Lutfi Haziri mbrëmë ishte në Bresalc të Gjilanit, ku u mbajtë një tubim elektoral.

“Sonte, Bresalci me Malësinë e Zhegocit, na dha zemër, forcë e dashni për rikthimin e madh të LDK-së më 7 qershor”, shkroi Haziri në një postim në Facebook.

banner

Ai përmendi zotimin se autostrada Prishtinë-Gjilan do të jetësohet për 18 muaj.

“Ky besim rekord ndaj listës së LDK-së, përkthehet me zotimin e madh për këtë zonë se për 18 muaj do të jetësohet Autostrada, si projekti më i madh e me impakt të jashtëzakonshëm për Bresalcin, Gjilanin e Anamoravën”.

“Ju falënderoj nga zemra për mbështetjen e përhershme. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj! LDK113, besë dhe shpresë për Kosovën!”, shkroi Haziri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy