Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj kritikave për ndarjen e 100 eurove nga Qeveria në prag të fushatës zgjedhore, një vendim që ka nxitur debate dhe reagime në opinionin publik.
Gjatë debatit në emisionin “Politiko”, moderatori Kushtrim Sadiku e pyeti drejtpërdrejt Kurtin nëse kjo masë mund të konsiderohet si blerje e votës.
Në përgjigje, Kurti e hodhi poshtë këtë vlerësim, duke thënë se qytetarët e kuptojnë arsyen e vendimit.
“Unë besoj që qytetarët e Republikës nuk janë të tillë që e shohin këtë si ndikim në procesin zgjedhor. Ata e kuptojnë që kjo lidhet me zotimin tonë për Pakon e Përballjes me Inflacionin 2.0”, tha Kurti

