Në hall me mbeturinat janë edhe banorët e Fushë Kosovës. Gjendja e krijuar është pasojë e moskryerjes së punës nga kompania rajonale “Pastrimi”, që operon në këtë komunë. Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se shumë shpejt do t`i menaxhojnë vetë mbeturinat.
Shumë lagje të Fushë Kosovës kundërmojnë nga mbeturinat e grumbulluara, problem ky që rrezikon edhe shëndetin e banorëve. Kjo gjendje kaotike vjen si pasojë e mos kryerjes së punës nga Kompania Rajonale “Pastrimi”, që operon në këtë komunë.
“Kjo është marrja e Zotit. Unë dje i kom pa këtu tu punu, kur po e shoh bërllogun as se kanë prek. Kjo është tepër shqetësuese, sepse është ambienti ku po jetojmë na ndotje e ambientit”, tha një qytetar.
“Dobët. Dobët. jo mirë”, thekson tjetri.
“Mbeturinat ndikojnë keq jo vetëm në Fushë Kosovë, por në gjithë ambientin e Kosovës”, tha qytetari.
Përballë këtij bllokimi, Komuna e Fushë Kosovës ka vendosur të ndërmarrë vendim për t’i dhënë fund krizës, duke bërë të ditur se shumë shpejtë do të menaxhojë vetë me mbeturinat.
“Komuna ka marrë vendim, që ti blejmë Kamionët ne si komunë, sepse ne kemi marrë përgjegjësi për qytëtaret dhe mbeturinat është. Ne i kishim lutë qytetarët të presin edhe disa ditë, që problemi me mbeturina të zgjidhet”, pohoi Izja Mjeku, drejtor i shërbimeve publike.
Ndërkohë që komuna e Fushë Kosovës, zotohet se së shpejti banorët do të kenë një shërbim të rregullt dhe një qytet më të pastër për të gjithë, Kompania Rajonale “Pastrimi”, në një përgjigje me shkrim, vë në pah se gjendja e krijuar me vonesat në grumbullimin e mbeturinave, lidhet me vështirësitë operative dhe defektet teknike të një pjese të flotës, që kanë ndikuar në realizimin e shërbimeve në terren/RTK

