Presidenti sirian bisedë telefonike me Trump: Heqja e sanksioneve amerikane, kyç për ringjalljen e ekonomisë

by Nexhat

Presidenti sirian Ahmed al-Sharaa zhvilloi një bisedë telefonike me Presidentin amerikan Donald Trump, në të cilën diskutuan mbështetjen për ekonominë siriane dhe zhvillimet e fundit në rajon, njoftoi presidenca siriane.

Gjatë telefonatës, Sharaa theksoi se heqja e sanksioneve të mbetura të SHBA-së ndaj Sirisë është një hap thelbësor për të ringjallur ekonominë siriane dhe për të tërhequr investime të huaja.

banner

“Presidenti Sharaa i tha Presidentit Trump se heqja e sanksioneve të mbetura amerikane është thelbësore për të revitalizuar ekonominë siriane dhe për të tërhequr investime”, thuhet në deklaratën e presidencës siriane.

Kjo telefonatë vjen në një periudhë kritike për Sirinë, teksa vendi përpiqet të dalë nga vitet e luftës dhe të rimëkëmbë ekonominë e dëmtuar rëndë nga sanksionet ndërkombëtare

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy