Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe Kryeministri Albin Kurti janëzotuar për një ekonomi që funksionon në interes të qytetarëve, prodhuesve dhe tregtarëve të ndershëm. Pikërisht për këtë arsye, këtë pranverë u miratua Ligji për çmimet tavan, për herë të dytë. Ligji është mekanizëm për mbrojtjen e konsumatorëve dhegarantimin e konkurrencës së ndershme.
Në periudha krizash ekonomike dhe rritjeje të çmimeve, tregunuk funksionon gjithmonë në mënyrë të drejtë. Në shumë vende, sidomos gjatë krizave globale energjetike dhe inflacionit, janëevidentuar raste të rritjes së pajustifikuar të çmimeve dheabuzimeve me marzhet tregtare. Në këto raste, barra më e madhebie mbi qytetarët dhe bizneset e ndershme.
Për këtë arsye, shumë shtete evropiane kanë ndërhyrë për tëmbrojtur konsumatorët dhe konkurrencën. Nga Franca te Spanja, Italia apo Kroacia, qeveritë kanë përdorur masa për kufizimin e marzheve, monitorimin e çmimeve dhe parandalimin e manipulimeve në treg gjatë periudhave të krizës.
Në këtë frymë, Ligji për çmimet tavan në Kosovë synon tëndihmojë në parandalimin e abuzimeve me marzhet tregtare dhemanipulimeve në treg, në mbrojtje të konsumatorëve dhetregtarëve të ndershëm.
Ky ligj nuk është kundër ekonomisë së tregut. Përkundrazi, aisynon të mbrojë vetë funksionimin e drejtë të tregut. Një tregnuk është i lirë kur qytetarët përballen me çmime artificialisht tëfryra ose kur disa operatorë krijojnë fitime të pajustifikuara nëkurriz të krizave dhe nevojave themelore të njerëzve.
Qeveria Kurti e sheh shtetin jo si spektator pasiv përballëkrizave ekonomike, por si garantues të interesit publik dhekonkurrencës së ndershme. Në ekonomitë moderne evropiane, shteti ndërhyn kur tregu deformohet, kur rrezikohet mirëqeniasociale ose kur abuzimet cenojnë stabilitetin ekonomik.
Në një kohë kur kostot e jetesës mbeten sfidë për shumë familje, mbrojtja e konsumatorit është përgjegjësi shtetërore. Prandaj, Ligji për çmimet tavan është pjesë e vizionit për një ekonomi mëtë drejtë, ku fitimi nuk ndërtohet mbi abuzimin dhe ku tregufunksionon në shërbim të qytetarit dhe zhvillimit të ndershëmekonomik.

