Kandidati për kryeministër i LDK-së, Lumir Abdixhiku, në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, tha se është esenciale që Kosova të lidhet me gazin amerikan para Serbisë.
Ai bëri të ditur se këtë çështje e ka diskutuar edhe në takimin me kongresistët amerikanë në Prishtinë.
“Në takimin që e patëm me kongresmenin amerikan këtu në Prishtinë, këtë çështjen e gazifikimit e folëm si prioritare. Pra gazifikimi është interes nacional dhe këtu presidentja Osmani ka rol të jashtëzakonshëm sepse ka qenë e involvuar edhe me sekretarin Rubio sepse është çështje strategjike”, deklaroi Abdixhiku, njofton Klankosova.tv.
Ndër të tjera, kreu i LDK-së tha se nuk ka parti tjetër në Kosovë që ka koncept ndërtimin relacioneve në veçanti me ShBA-të

