Ardian Gjini zotohet: Heqje e taksës për tokën e mbjellë dhe familjet prodhuese

by Nexhat

Kandidati për kryeministër nga Aleanca, Ardian Gjini, ka prezantuar një nga premtimet bazë të programit zgjedhor të Aleancës, duke vënë theksin te mbështetja për sektorin e bujqësisë dhe prodhuesit vendorë.

Përmes një postimi në Facebook, Gjini ka bërë të ditur se në qeverisjen e Aleancës, asnjë pëllëmbë tokë e mbjellë dhe asnjë familje që prodhon ushqim për tregun dhe tryezat e Kosovës nuk do të penalizohet më me taksa të rënda.

banner

“Duke hequr këtë obligim, ne u japim mbështetje direkte prodhuesve tanë”, thuhet në zotimin e tij, duke e cilësuar këtë masë si pjesë të vizionit për ta kthyer bujqësinë në një motor të vërtetë të zhvillimit ekonomik.

Gjini ka theksuar se fuqizimi i prodhuesve vendorë dhe lehtësimi i barrës fiskale për familjet që merren me bujqësi do të jenë ndër prioritetet kryesore të programit qeverisës të Aleancës

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy