Bashkimi me PDK-në, Limaj: I natyrshëm dhe burimor, është ndezur një elektorat i përbashkët

by Nexhat

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka folur lidhur me bashkimin me Partinë Demokratike të Kosovës.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ai këtë e quajti diçka që buron nga baza dhe që është e natyrshme e burimore.

banner

“Diçka që buron nga baza, nga elektorati nga kërkesat është krejt e natyrshme, është burimore, është me shumë dashamirësi me shumë vullnet. Në fund të fundit për çka bëhen këto gjëra, për elektoratin. Kjo që po ndodh është në mënyrë të natyrshme, anë e kënd Kosovës është ajo që e ka kërkuar elektorati, po e shfaqë çdo ditë në takime dhe tubime”, tha ai.

Limaj gjithashtu u shpreh se nga ajo që po shihet në takime, sipas tij, është ndezur një elektorat i përbashkët.

“Po ndihemi jashtëzakonisht mirë, në të gjitha takimet që kemi qenë, në të gjitha kontaktet që i kemi, po ma merr mendja që është ndezur një elektorat i përbashkët. Ka qenë një lajm i mirëpritur nga mijëra njerëz që janë votues të devotshëm”, deklaroi ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy