Ish-deputeti Ferat Shala ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar pjesërisht kërkesëpadinë e tij ndaj Avni Zogianit, duke konstatuar se një publikim i bërë nga ky i fundit në rrjetin social Facebook ka shkaktuar dëm jo-material përmes shpifjes
“Sot, Gjykata Themelore në Prishtinë vërtetoi atë që kam thënë prej fillimit: shpifja dhe njollosja publike nuk mund të kalojnë pa përgjegjësi. Me aktgjykimin e datës 21.05.2026, gjykata e aprovoi pjesërisht kërkesëpadinë time ndaj Avni Zogianit, duke konstatuar se publikimi i bërë ndaj meje në Facebook ka shkaktuar dëm jomaterial përmes shpifjes.Për mua, kjo nuk është çështje hakmarrjeje personale”, ka shkruar Shala. “Është një mesazh se askush nuk duhet të lejojë që reputacioni, familja dhe puna e tij të sulmohen me të pavërteta për interesa politike apo personale.Falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur dhe kanë besuar në të vërtetën.Dinjiteti mbrohet. E vërteta triumfon”
Sipas aktgjykimit, Zogiani duhet t’ia paguajë Shalës 2 mijë euro me kamatë 8% nga dita e nxjerrjes së aktgjykimit më 21 maj 2016.

