Prattipati në veri, takohet me kryetarët e komunave e përfaqësues të tjerë – Ambasada e SHBA-së tregon se çfarë bisedoi me ta

by Nexhat

E Ngarkuara me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Prishtinë, Anu Prattipati vizitoi sot veriun e Kosovës dhe u takua me kryetarët e komunave me shumicë serbe dhe përfaqësues të tjerë, njoftoi Ambasada.

“E Ngarkuara me Punë, Anu Prattipati, vizitoi sot veriun e Kosovës, ku u takua me kryetarë komunash serbë të Kosovës dhe këshilltarë opozitarë për të diskutuar situatën aktuale politike dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet e tyre”, thuhet në njoftim, perciell Informim.net

banner

Ambasada e SHBA-së tha se në Zveçan, Prattipati u takua me kryetarin Miloviq “për të diskutuar zhvillimin lokal dhe mundësitë e bashkëpunimit”.

“Ndërsa në Leposaviq, e Ngarkuara me Punë u takua me kryetarin Todiq për të diskutuar zhvillimin ekonomik dhe vizitoi Kantinën Lakiceviq për të dëgjuar nga pronarët e saj mbi rolin që luajnë bizneset në krijimin e vendeve të punës dhe mbështetjen e prosperitetit rajonal”, thuhet në njoftim.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy