“Si është e mundur që mbështeten aviokompanitë e jo fermerët?”, Armend Muja: Janë mbështetur tek nafta e plehu artificial…

by Nexhat

Ministri i Bujqësisë në detyrë, Armend Muja, u pyet në Pressing në T7, se pse janë mbështetur nga qeveria në detyrë aviokompanitë dhe jo fermerët.

Në këtë pyetje, Muja u përgjigj:

banner

“Tek fermerët vitin e kaluar i kemi mbështetur tek nafta e plehu artificial. Këtë vit fermerët do të kompensohen për naftë dhe plehun artificial”, tha Muja.

Ai shtoi se “këtë vit do mbështesim edhe fermerët e rinj dhe gjithë fermerët që e punojnë hektarin e parë”, tha Muja në Pressing.

Ai shtoi se pagesat për grurin kanë qenë 120 euro, këtë vit tha se do jenë 460-600 euro

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy