BE s’çon mision për vëzhgimin e zgjedhjeve për shkak të “kohës së shkurtër”, përmendet një “plan B”

by Nexhat

Presidenca, përmes një komunikate për media ka deklaruar se, ftesa e drejtuar ndaj Bashkimit Evropian, për vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve, ‘’nuk është injoruar’’.

Në komunikatë, thuhet se, në përgjigjen e BE’së, drejtuar Zyrës së Presidencës, theksohet se, dërgimi i një Misioni Vëzhgues, s’është i mundur për shkak të kohës së shkurtër deri në mbajtjen e zgjedhjeve,

banner

‘’ Në të njëjtën përgjigje, BE-ja ka bërë të qartë se po shqyrton dhe koordinon një prani ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve përmes Zyrës së BE-së në Kosovë, shteteve anëtare të BE-së dhe partnerëve të tjerë të pranishëm në vend’’, thuhet mes tjerash në komunikatën e zyrës së Presidencës.

Komunikata:

Zyra e Presidentes sqaron se ftesa drejtuar Bashkimit Evropian për vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të 7 qershorit nuk është injoruar

Lidhur me raportimet e sotme për vëzhgimin ndërkombëtar të zgjedhjeve të 7 qershorit, Zyra e Presidentes sqaron se ftesa drejtuar Bashkimit Evropian nuk është injoruar.

Zyra e Presidentes ka pranuar përgjigje zyrtare nga Bashkimi Evropian, në të cilën theksohet se, për shkak të kohës së shkurtër deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare, nuk është i mundur dërgimi i një Misioni Vëzhgues të Zgjedhjeve apo i një Misioni të Ekspertëve Zgjedhorë. Në të njëjtën përgjigje, BE-ja ka bërë të qartë se po shqyrton dhe koordinon një prani ndërkombëtare në ditën e zgjedhjeve përmes Zyrës së BE-së në Kosovë, shteteve anëtare të BE-së dhe partnerëve të tjerë të pranishëm në vend.

Prandaj, paraqitja e kësaj çështjeje si “injorim” i kërkesës së u.d. Presidentes është e pasaktë dhe nuk pasqyron përmbajtjen e komunikimit zyrtar ndërmjet institucioneve.

Ftesa e u.d. Presidentes Haxhiu për Bashkimin Evropian është bërë në frymën e transparencës, besueshmërisë dhe integritetit të procesit zgjedhor. Kjo mbetet qasje institucionale e Republikës së Kosovës: zgjedhje të lira, të ndershme, gjithëpërfshirëse dhe të vëzhguara sa më gjerësisht nga partnerët ndërkombëtarë.

Zyra e Presidentes mirëpret praninë e Zyrës së BE-së në Kosovë, të shteteve anëtare, të partnerëve ndërkombëtarë dhe të të gjitha organizatave të akredituara për vëzhgimin e zgjedhjeve. Republika e Kosovës ka interes të plotë që procesi i 7 qershorit të zhvillohet me rregull, transparencë dhe në përputhje me standardet demokratike.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy