Krijimi i xhandarmërisë, Krasniqi: Policia dhe FSK i kanë rrënjët tek UÇK-ja, Kurti s’mund t’i bëjë servilë

by Nexhat

Kandidati për deputet i PSD-së, Florin Krasniqi, ka deklaruar në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, sa i përket sjelljes dhe personalitetit të kryeministrit Albin Kurti pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

Sipas Krasniqit, Kurti nuk do ta pranojë humbjen apo dorëzimin e pushtetit në mënyrë të qetë e demokratike.

“Sa dhunë përdoret nuk e di, por çka di me siguri: Albin Kurti nuk shkon në shtëpi vullnetarisht e paqësisht. Kurti s’ka për t’ia dhënë dorën e për t’i uruar punë të mbarë. Ky është personaliteti i tij, ai s’është bashkues. Çka po them është se në mënyrë paqësore nuk shkon”, deklaroi Krasniqi.

Më tej, Krasniqi ka ngritur dyshime mbi tentativat për krijimin e një xhandarmërie, duke thënë se Kurti nuk mund t’i bëjë servilë strukturat aktuale të sigurisë për shkak të historisë së tyre.

banner

“Për çka do ta bëjë xhandarmërinë, ku dështoi Policia e Kosovës? Është shumë e thjeshtë: FSK-ja dhe Policia i kanë rrënjët te UÇK-ja, nga ai lum patriotësh rrjedhin, prandaj ai nuk mund t’i bëjë ata servilë të vetë…”, përfundoi kandidati për deputet i PSD-së.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy