Nesër në Kosovë pritet të kemi mot jo-stabil, me diell dhe vranësira lokale. Gjatë ditën pritet të ketë zhvillime konvektive të cilat do të fuqizohen pasdite duke gjeneruar rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në disa rajone mund të ketë shtrëngata të fuqishme të izoluara të cilat mund të paraqiten edhe orëve të natës.
Temperaturat pritet të lëvizin nga 12 deri në 27 gradë Celsius.
Në Shqipëri nesër pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Pasdite priten zhvillime të izoluara, kurse në mbrëmje destabilizim i fuqishëm i motit së pari në veriperëndim të vendit me stuhi dhe rrebeshe intensive shiu me vetëtima dhe bubullimë. Deri në mesnatë stuhitë do të përfshijnë shumë pjesë të Shqipërisë bregdetare por edhe brenda territorit dhe ka mundësi që një pjesë e këtij sistemi të përfshijë edhe pjesë të Dukagjinit dhe ndonjë rajon tjetër të Kosovës orëve të natës.
Rrebeshe të izoluara dhe po ashtu ndonjë stuhi e izoluar pritet të ketë nesër edhe në pjesë të Maqedonisë së Veriut, Luginës së Preshevës dhe Mal të Zi, por do të ketë edhe periudha të gjata me diell. Gjatë natës rrebeshe intensive mund të ketë në verilindje të Maqedonisë së veriut.
Të enjten na pret mot më i freskët dhe me më shumë vranësira e rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë. Temperaturat do të shënojnë ulje në të gjitha viset tona.
Të premten rritje e menjëhershme e temperatruave dhe stabilizim i motit, por të shtunën pasdite priten rrebeshe lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë në pjesë të Kosovës, Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi./MeteoBallkan

