Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot ka nënshkruar vendimin për krijimin e grupit punues që do të merret me hartimin e projektligjit për Bankën Zhvillimore.
Murati ka thënë se me Bankën Zhvillimore do të jetë më e lehtë, kreditimi i prodhuesve, eskportuesve, dhe projekteve tjera zhvillimore me kushte të favorshme financiare.
Postimi:
Banka Zhvillimore po bëhet!
Sot kam nënshkruar vendimin për krijimin e grupit punues që do të merret me hartimin e projektligjit për Bankën Zhvillimore.
Kreditimi i prodhuesve, eskportuesve, dhe projekteve tjera zhvillimore me kushte të favorshme financiare do të jetë shumë më i lehtë me Bankën Zhvillimore.

