Përfundojnë bisedimet Izrael-Liban, do të vazhdojnë edhe nesër

by Nexhat

Kanë përfunduar bisedimet ndërmjet Izraelit dhe Libanit, të cilat kanë nisur gjatë së martës në Departamentin e Shtetit.

Një gjë të tillë e ka thënë një zyrtar izraelit, raporton CNN,

banner

Sipas këtij zyrtari, këto bisedime pritet të vazhdojnë edhe nesër.

Këto bisedime kanë nisur pas sulmeve të vazhdueshme midis Izraelit dhe Hezbollahut dhe kërcënimit të përshkallëzimit nga qeveria Netanyahu.

Gjithashtu, si pasojë e këtyre sulmeve janë kërcënuar të prishen edhe bisedimet SHBA-Iran për përfundimin e konfliktit dhe zgjidhjen e çështjes së Ngushticës së Hormuzit.

Bisedimet Izrael-Liban kanë nisur vetëm një ditë pasi kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria e shtetit të tij do të vazhdojë të sulmojë Libanin jugor.

Ndryshe, pas kësaj deklarate, kryeministri izraelit dhe presidenti amerikan, Donald Trump, kanë pasur një bisedë të “nxehtë” në telefon, ku raportohet se Netanyahut i është bërë presion të zvogëlojë planet për operacionet në Liban.

Gjithashtu, Trump gjatë së hënës ka pasur edhe një bisedë telefonike me përfaqësues të udhëheqësve të Hezbollahut, duke rënë dakord që të ndalohen sulmet ndaj Izraelit. 

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy