Kandidati i PDK-së për deputet, Uran Ismaili, është i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se ka qenë politikë e Albin Kurtit që Kosova të demoralizohet.
Ismaili tha se njerëzit janë duke ndjerë një pasiguri për të ardhmen e tyre.
“Mendoj që është politikë e Albin Kurtit që Kosova të demoralizohet, në çdo aspekt, qeverisja e tij ka prodhuar një demoralizim e depresion te njerëzit, një pasiguri te qytetarët çfarë presin nga jeta”, ka thënë ai

