Vizita e Presidentit të Këshillit Evropian, Policia njofton se do ketë ndërprerje të shkurtra të qarkullimit në disa rrugë

by Nexhat

Policia e Kosovës njofton se nesër më 03 qershor 2026, me rastin e vizitës zyrtare në Republikën e Kosovës të Presidentit të Këshillit Evropian, António Costa, do të angazhojë kapacitetet e nevojshme policore për garantimin e sigurisë, ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike, si dhe menaxhimin dhe rregullimin e trafikut.

Policia informon se “për të mundësuar zhvillimin e sigurt të aktiviteteve të parapara gjatë vizitës, Policia e Kosovës do të ndërmarrë masa të përkohshme të kontrollit dhe rregullimit të trafikut. Këto masa mund të përfshijnë ndërprerje të shkurtra kohore të qarkullimit në segmente të caktuara rrugore, si dhe riorientim të trafikut në rrugë alternative, varësisht nga nevojat operative dhe vlerësimet e sigurisë”.

banner

“Policia e Kosovës do të punojë në koordinim me institucionet përkatëse për të siguruar mbarëvajtjen e vizitës dhe për të minimizuar ndikimin e masave të sigurisë në lëvizjen e qytetarëve”, thuhet në njoftim.

“Me këtë rast, Policia e Kosovës kërkon mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e qytetarëve dhe të të gjithë pjesëmarrësve në trafik, si dhe respektimin e udhëzimeve të zyrtarëve policorë në terren”, apleon policia.

Njoftimi i plotë:

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy