Aplikimi për anëtarësim, Costa: Në fund të këtij procesi s’do të ketë problem nga ana e BE’së, Kosova të përmbushë zotimet

by Nexhat

Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, në një konferencë për media në Prishtinë, të cilën e mbajti vetëm nga Zyra e BE’së, u pyet për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europian dhe arsyet se pse dosja e saj s’u trajtua nga Unioni.

I pyetur nëse faji është te jostabiliteti politik në Kosovë apo mungesa e unanimitetit brenda BE’së, Costa tha se “çdo problem në kohën e vet”.

banner

Ai tha se Kosova duhet të përmbushë zotimet e saj dhe duhet të qëndrojë në rrugë drejt këtij synimi.

“Ne jemi pajtuar për agjendën e reformave, jemi pajtuar për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian dhe është shumë e rëndësishme që Kosova t’i përmbushë, hap pas hapi, ato për të cilat tashmë është rënë dakord. Unë jam i bindur se në fund të këtij procesi nuk do të kemi asnjë problem nga ana e Bashkimit Europian. Por, për momentin, ajo që na duhet është që konsensusi i gjerë kombëtar për anëtarësimin europian që të mund të përkthehet në veprime konkrete dhe të arrijmë ta mbajmë një rrugë të qartë drejt realizimit të këtij zgjerimi për Kosovën”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy