Emërimi i rrugëve në Mitrovicën Veriore, OVL e kundërshton nismën: Kosova ka heronj, atyre u takon nderi

by Nexhat

Sot, ministrja në detyrë e Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka vendosur tabelat e emrave të rinj të disa rrugëve në veri të Kosovës, ku, në një vend shihet se është vendosur edhe emri i ish-kryeministrit të Serbisë, Zoran Gjingji

Lidhur me këtë, ka reaguar OVL UÇK, të cilët e kanë kundërshtuar ketë veprim të ministrisë, duke thënë se ‘’plagët e luftës mbeten të hapura’’.

banner

‘‘Asnjë qeveri nuk ka të drejtë ta këmbejë atë dhimbje me gjeste të maskuara si pajtim. Pajtimi i ngritur mbi heshtjen ndaj krimeve nuk është aspak pajtim.’’, thuhet mes tjerash në reagim.

Postimi:

OVL UÇK, kundërshton çdo nismë për të nderuar figura politike serbe me emra rrugësh apo simbole publike kudo në tokën e Kosovës.

Plagët e luftës mbeten të hapura. Mijëra familje ende vajtojnë të vdekurit dhe kërkojnë të zhdukurit. Asnjë qeveri nuk ka të drejtë ta këmbejë atë dhimbje me gjeste të maskuara si pajtim. Pajtimi i ngritur mbi heshtjen ndaj krimeve nuk është aspak pajtim.

Është dorëzim.

Kosova ka heronjtë e saj. Atyre u takon nderi që mbart kjo tokë. Kur vetë institucionet të cilave u është besuar sovraniteti qoftë edhe nëse shqyrtojnë nisma të tilla, ato dështojnë në qeverisje dhe tradhtojnë të gjallët bashkë me të vdekurit

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy