Shala: LDK do të ketë rezultat shumë më të mirë, bashkëpunimi me Osmanin na favorizon

by Nexhat

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës për deputet, Kujtim Shala, ka shprehur bindjen se partia e tij do të shënojë rritje në zgjedhjet që do të mbahen më 7 qershor.

Në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova ai tha se pritjet janë që partia të arrijë një rezultat më të mirë krahasuar me dy proceset e fundit zgjedhore.

banner

“Unë kam edhe ndjesinë dhe provat bazuar në ato që shoh në takimet që bëjmë dhe në këtë pjesën formale të fushatës që LDK-ja do të marrë një rezultat shumë më të mirë sesa në zgjedhjet e fundit dhe një rezultat më të mirë sesa në zgjedhjet e parafundit”, tha ai.

Shala foli edhe për bashkëpunimin politik mes LDK-së dhe Vjosa Osmanit, duke e cilësuar atë si një faktor që e forcon pozitën e partisë në këto zgjedhje.

“LDK-ja nuk duhet të ndryshojë, çështja është kjo që ne tani kemi një bashkëpunim politik e cili që në hapin e parë na favorizon, kemi bashkëpunim politik me Vjosa Osmanin dhe me një numër kolegësh që tani janë në listën tonë që kanë ardhur bashkë me të. Është bashkëpunim elektoral që mund të kthehet në një bashkim politik, por aktualisht është bashkëpunim”, tha ai

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy