Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka kritikuar vendimin e Qeverisë për ndarjen e nga 100 eurove për pensionistët, fëmijët, studentët dhe sektorin privat në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit.
Megjithatë, Hamza ka thënë se nuk është kundër ndihmës për qytetarët, por se këto masa duhet të jenë të rregullta dhe të bazuara në ligj, duke kaluar përmes procedurave të Kuvendit të Kosovës.
Sipas Hamzës, praktika të tilla ndikojnë në pabarazinë e garës zgjedhore.
“Zgjedhjet besoj që kanë me qenë të lira, se duhet me qenë të lira. Por, nuk janë të ndershme, nuk janë të barabarta. Nuk janë të ndershme dhe nuk janë të barabarta. Unë nuk jam kundër të iu ndihmohet qytetarëve të Kosovës. A janë të njëhershme a janë të përhershme është dallim shumë i madh. Qytetarëve të Kosovës duhet me iu ndihmu, por duhet me ligj. Buxheti është kompetencë ekskluzive për aprovim i Kuvendit. Qeveria e përgatit dhe e procedon. Këta e kanë krijuar një praktikë të keqe që e lënë një fond kontigjent, që ka ngel dhe e kanë trashëguar, e kanë keqpërdor. Kanë abuzuar me parti publike, prej pandemisë duke thënë një kontigjencë pr masën 2,3,4”, ka thënë Hamza.

